Kjo familje jetoi ëndrrën më të madhe të njerëzve: Gjeti në mes të rrugës 1 milionë dollarë! - Bota Sot
Kjo familje jetoi ëndrrën më të madhe të njerëzve: Gjeti në mes të rrugës 1 milionë dollarë!

Amerika

Kjo familje jetoi ëndrrën më të madhe të njerëzve: Gjeti në mes të rrugës 1 milionë dollarë!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Mbyllni sytë dhe mendoni për çast ndjesinë e gjetjes së $1 milionë në rrugë! Çmenduri, por ja që gjithçka mund të ndodhë!

Një familje nga Virginia, kishin dalë për të bërë një xhiro pas orëve të gjata të izoluar në shtëpi prej Covid-19 dhe gjejeni çfarë? Gjetën rreth 1 milionë dollarë në mes të rrugës!

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, kur një makinë që ndodhej përballë familjes nxori jashtë disa qese të mëdha që dukeshin si qese me plehra. Familjarët, për të mos i lënë qeset në mes të rrugës, i morën dhe i hodhën në pjesën e mbrapme të kamionit të tyre. Kur në darkë mbërritën në shtëpi dhe do të hidhnin qeset vunë re diçka brenda. Qeset kishin para cash!!

Gjëja e parë që familja bëri ishte të shkonte në kishë bashkë me një nga policët e qytetit.

"Ne shkuam atje dhe pamë se në fakt ishin para cash brenda qeseve. Ishin në dy çanta dhe në total shkonin diku tek 1 milionë dollarë. Bashkë me to ishin dhe dy qese të tjera më të vogla, që tregonin me përpikmëri se ku duhet të depozitoheshin paratë."- u shpreh oficeri i policisë për CNN.

Edhe pse autoritetet i nisin hetimet që prej atij momenti, ende nuk e kanë gjetur se kujt i përkasin ato para.

"S'kemi gjetur akoma se kujt i përkasin, ku po shkonin këto para. Bravo familja për veprimin e bërë. Eshtë e vështirë të marrësh një vendim si ky. Janë thuajse $1 milionë, por ata bënë gjënë e duhur!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat