Trump vizitoi një shtet ku do të ketë betejë elektorale

Amerika

Trump vizitoi një shtet ku do të ketë betejë elektorale

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:16
Presidenti Trump

Presidenti Donald Trump udhëtoi për në Michigan, të enjten për të vizituar një fabrikë automobilash që ka prodhuar pajisje mjekësore gjatë pandemisë. Kjo është vizita e tretë e Presidentit Trump në një shtet beteje zgjedhore këtë muaj, ku ai shpreson të rrisë mbështetjen përpara zgjedhjeve të nëntorit. Por siç njofton korrespodentja e Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara, udhëtimi i tij në Michigan është i ngarkuar politikisht, pas përplasjes së tij me guvernatoren demokrate të këtij shteti.

Në vizitën e tij në një fabrikë automobilash të kompanisë Ford në shtetin Michigan që është konvertuar për të prodhuar respiratorë, Presidenti Donald Trump nënvizoi mesazhin e tij për rihapjen e ekonomisë.

"Zemra e industrisë amerikane të automjeteve është përsëri e hapur për biznes. E menjëhershme, apo jo? Fillon tani", tha Presidenti Trump.

Udhëtimi ka për qëllim gjithashtu të rrisë mbështetjen në një shtet beteje elektorale që Presidenti Trump e fitoi me një rezultat të ngushtë në vitin 2016. Por vizita është rënduar me polemika, për shkak të përplasjes së fundit të Presidentit Trump… me Guvernatoren demokrate Gretchen Whitmer, mungesa e së cilës ishte e dukshme.

Image
Presidenti Trump takohet me komunitetin e biznesit gjatë vizitës në fabrikën Ford

Presidenti Trump ka treguar mbështetje për qytetarët që protestojnë ndaj udhëzimeve të Guvernatores Whitmer për qëndrimin në shtëpi, si dhe kërcënoi të pezullontefondet federale për shkak të vendimit të këtij shteti për ta zhvilluar votimin nëpërmjet postës gjatë pandemisë, duke pretenduar se kështu promovohet mashtrimi zgjedhor.

Vëmendja u largua edhe më tej nga vizita e Presidentit Trump, për shkak të përmbytjes së shkaktuar nga çarja rishtazi e dy digave në Michigan.

Image
Përmbytja në Michigan

"Ishte moment i keq. Ndoshta për mbështetësit e Presidentit Trump nuk ka asnjë vizitë në moment të keq. Por nuk mendoj se do ta ndihmojë Presidentin Trump me ndonjë prej votuesve të pavarur ose me votuesit e pavendosur, mbështetja e të cilëve atij i duhet që të rizgjidhet", thotë Larry Sabato, i Qendrës për Politikat.

Presidenti Trump ka udhëtuar në dy shtete beteje elektorale këtë muaj - Arizona dhe Pennsylvania, gjithashtu me objektiv rizgjedhjen.

"N1H1, kush e thotë këtë? Joe Biden i përgjumur. E mbani mend? Ai tha N1H1 dhe unë thashë: a nuk është e anasjellta?", u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Këto aktivitete gjatë pandemisë shoqërohen nga kolona zanore e tubimeve të Presidentit Trump, të cilat janë pezulluar që nga fillimi i marsit. Por ata nuk kanë arritur të rrisin nivelin e tij të miratimit - duke e mbajtur në fillimet e 40 përqindëshit që para pandemisë.

“Njerëzit që e pëlqenin punën që ai bënte më parë, mendojnë se ai po bën një punë të shkëlqyer me COVID-19. Dhe njerëzit që nuk e pëlqyen atë që ai bënte më parë, mendojnë se ai ka bërë një punë të tmerrshme me COVID-19. Vlerësimet e performancës së Presidentit mbi pandeminë janë parë përmes lenteve të mëparshme që janë formuar për këtë president që kur mori detyrën", thotë Whit Ayres, i "North Star opinion research".

Një tjetër zhvendosje e vëmendjes nga vizita e Trump? Refuzimi i tij i vazhdueshëm për të veshur maskë.

Image
President Donald Trump duke inspektuar një maskë mbrojtëse

"E kam veshur pak më parë. E mbajta këtu prapa kuintave, por nuk doja t'i jepja shtypit kënaqësinë ta shikonin", tha ai./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat