Sulmi në bazën ushtarake amerikane/ FBI: Është kryer për motive terrorizmi

Amerika

Sulmi në bazën ushtarake amerikane/ FBI: Është kryer për motive terrorizmi

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:36
FBI

Sipas Byrosë Federale të Hetimit në Amerikë, ka dyshime se një sulm i fundit me armë në një bazë ushtarake të vendit është kryer për motive terrorizmi.

Mëngjesin e së enjtes, rreth orës 6:15 me kohën lokale, janë raportuar të shtënat në stacionin e marinës amerikane në Teksas.  

Autori i indentifikuar nga mediet si Adam Alsahli, një amerikan i lindur në Siri, hyri me shpejtësi me makinë në brendësi të bazës "Korpus Kristi".

20-vjeçari qëlloi fillimisht në kraharor një nga pjesëtarët e forcave të sigurisë, por që arriti t'i mbijetojë goditjes nga veshja antiplumb.

Pas përplasjes me barrierat mbrojtëse, i dyshuari hapi zjarr duke mbetur vetë viktimë e sulmit.

"Subjekti ndërroi jetë. Ne po e analizojmë skenën e krimit. Mund të ketë edhe një person të dytë të dyshuar që lëviz i lirë në komunitet, por inkurajojmë publikun të ruani qetësinë dhe të tregoni nëse shihni diçka," deklaroi një agjente speciale e FBI-së.

Ndërsa vijon operacioni për kapjen e personit të dytë, shtëpia e autorit u bastis në orët e pasdites nga trupat e FBI-së dhe nga forcat speciale.

Alsahli dyshohet se ishte përkrahës i ideologjive xhihadiste, bindje që i ndante edhe në faqet e internetit.

Ngjarja ndodhi më pak se një javë pas njoftimit nga Uashingtoni se një sulm i ngjashëm i vitit të kaluar la të vdekur tre marinarë dhe të paktën tetë të plagosur në një tjetër bazë ushtarake amerikane.

Sulmi atëkohë u krye nga një kadet i Forcave Ajrore Saudite i cili më herët kishte pasur kontakte me operativë të grupit militant të Al-Kaedës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat