Epiqendra e re e epidemisë/ Virusi “zhvendoset” në Amerikën e Jugut”

Amerika

Epiqendra e re e epidemisë/ Virusi “zhvendoset” në Amerikën e Jugut”

Më: 23 maj 2020 Në ora: 07:03
Ilustrim

Amerika e Jugut po kthehet me shpejtësi në epiqendrën e re të koronavirusit pasi numrat e përditëshëm të infektimeve dhe vdekjeve atje, sa vjen e shtohen. Brazili është deri tani më i godituri, me mbi 300.000 raste e 20.000 vdekje.

Pas tij vjen Peruja, ku shifrat po lëvizin gjithashtu me shpejtësi shqetësuese dhe Kili, ku infektimet u trefishuan brenda një muaji. Ekuadori ka pasur edhe ai një shtim të rrufeshëm të rasteve.

Por edhe pse shumica e vendeve të rajonit kanë marrë masa izoluese në një formë apo një tjetër, zbatimi i tyre lë për të dëshiruar e në shumë raste, rregullat injorohen. Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro i ka sfiduar shumë prej guvernatorëve të tij duke i nxitur t`i mbajnë qytetet hapur e duke argumentuar se rreziku që i kanoset ekonomisë, është më i madh se ai ndaj shëndetit publik.

Edhe pse vetë është shfaqur me maskë këto javët e fundit, Bolsonaro refuzon t`i ndalojë tubimet masive të mbështetesvë të vet, ku rregullat e distancimit social nuk janë zbatuar ndonjëherë. Kjo pavarësisht faktit se vendi ka arritur të shënojë më shumë se 10.000 infektime në ditë që nga fillimi i muajit, dhe shifrat vetëm sa rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat