Fuaci nuk beson që Kina e krijoi koronavirusin

Amerika

Fuaci nuk beson që Kina e krijoi koronavirusin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 06:39
Anthony Fauci

Edhe Anthony Fauci, si shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka ardhur nga një laborator kinez.

Në një intervistë për National Geographic, eksperti më i lartë amerikan për sëmundje infektive dhe anëtar i grupit të Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se “nëse shikoni evolucionin e virusit tek lakuriqët dhe çfarë ka tani, provat shkencore shkojnë fuqishëm në drejtimin që virusi nuk mund të manipulohej artificialisht ose qëllimisht”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, se ka prova të rëndësishme që virusi vjen nga një laborator kinez.

Pekini ka mohuar gjithmonë, po ashtu disa shtete kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat