Brazili shënon 965 viktima të koronavirusit për 24 orë

Amerika

Brazili shënon 965 viktima të koronavirusit për 24 orë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 08:45
Brazili

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 965 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 22,013 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe një numër i lartë i të infektuarve – 16,508. Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 347,398 dhe Brazili ia zuri vendin e dytë Rusisë në listën e shteteve me më së shumti raste në botë.

Megjithatë, numri i vërtetë i infektimeve dhe rasteve fatale besohet të jetë edhe më i madh se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së kapaciteteve të kufizuara për testim, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është kritikuar ashpër për menaxhimin e situatës së pandemisë, që ka shkaktuar largimin e dy ministrave të shëndetësisë për shkak të qëndrimit të tij kundër masave kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat