Zjarrin që përshiu një depo të rëndësishme në San Francisko, zjarrfikësit mund të mos e shuajnë gjatë tërë fundjavës

Amerika

Zjarrin që përshiu një depo të rëndësishme në San Francisko, zjarrfikësit mund të mos e shuajnë gjatë tërë fundjavës

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:14
Foto Ilustrim

Fisherman’s Warf është depoja e rëndësishme në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, që u përfshi papritmas nga flakët, gjatë mesnatës.

Arsyet që e shkaktuan ndezjen ende nuk dihet, ndërsa zjarrfikësit mund të mos i shuajnë flakët gjatë tërë fundjavës, pasi moti i ngrohtë dhe era që po frynë mund të ndez sërish ndonjë zjarë të vogël që ka mbetur pa u shuar.

Me të nisur zjarri, shtëllunga të dendura tymi, e kanë përfshirë tërë bregdetin, ndërsa vazhdonin të përhapeshin, pasi era ishte në favor të tyre.

Përpos raporteve për zjarrin dhe dëmet e mëdha, nuk është bërë e ditur, nëse ka pësuar dikush ndonjë lëndim, megjithëse depoja ishte e boshatisur.

Gjatë kohës që digjej, brenda dëgjoheshin edhe eksplodime të lehta, ndërsa nuk bëhet e ditur se nga çfarë shkaktoheshin.

Kjo depo që kishte pajisje të shumta për përpunimin e peshkut, natën ishte e boshatisur, po në afërsi qëndronin të pastrehë, të cilët ndiznin zjarre ngrohje dhe përgatitje të ushqimit.

Brenda depos, kishte edhe gjëra të ndryshme, që i përkisnin Luftës së Dytë Botërore, si dhe materiale tjera që ishin përdorur në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat