Mjekët e Kalifornisë thonë se brenda një muajit ka pasur vetëvrasje “aq sa ndodhin gjatë tërë vitit”, si pasojë e izolimit shkaku i pandemisë

Amerika

Mjekët e Kalifornisë thonë se brenda një muajit ka pasur vetëvrasje “aq sa ndodhin gjatë tërë vitit”, si pasojë e izolimit shkaku i pandemisë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:13
Foto Ilustrim

Numri i vetëvrasjeve si pasojë e izolimit shkaku i pandemisë, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara është rritur në masë shumë të madhe.

Sipas mjekëve dhe spitalet dhe qendrat e traumës, brenda një muaji ka pasur aq shumë vetëvrasje, sa që mund të krahasohet me numrit të vetëvrasjeve që ndodhin gjatë tërë vitit, transmeton Telegrafi.

Dr Mike deBoisblanc beson se bllokimet duhet të mbarojnë, për shkak të ndikimit që kanë në shëndetin mendor.

“Kjo duhet të përfundojë, sepse është duke e rritur numrin e personave që kanë probleme mendore. Mbrojtja nga coronavirusi, po i dëmton ata që kanë kriza dhe probleme mendore, duhet të kujdesemi edhe për këtë komunitet”, ka thënë deBoisblanc.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se është rritur edhe numri i tentim vetëvrasjeve gjatë katër javëve të fundit, që mund të krahasohet me tentim vetëvrasjet që ndodhin gjatë një viti të zakonshëm.

Kacey Hansen që punon si mjeke qe 33 vjet, ka thënë se ka rritje marramendëse të vet lëndimeve dhe plagosjeve, që janë fazat e hershme dhe të rrezikshme, që i prijnë vetëvrasjes.

“Ata janë duke vuajtur në heshtje, dhimbjet e tyre janë të mëdha, kur vijnë te ne është vonë dhe janë duke qarë për ndihmë”, ka thënë Hansen.

Sipas këtyre mjekëve, shifrës së vdekjeve nga coronavirusi, duhet t’ju shtohet edhe numri i atyre që ua marrin jetën vetës, shkaku i mbylljes, ndërsa kërkohet të bëhet më shumë që të ndihmohen këta njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat