SHBA shënon 1.6 milionë raste me COVID-19

Amerika

SHBA shënon 1.6 milionë raste me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kryesojnë me numrin e infeksioneve me COVID-19 në botë.

Shtetet e Bashkuara tani kanë të paktën 1,681,418 raste të koronavirusit dhe 98.929 vdekje të lidhura, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

New York mbetet shteti më i goditur, me 363.836 raste dhe 29302 vdekje. New Jersey, Illinois, dhe California pasojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat