Lëshoi gur drejt makinës, pasagjeri vret 16 vjeçarin, plagos dy të tjerë - Bota Sot
Lëshoi gur drejt makinës, pasagjeri vret 16 vjeçarin, plagos dy të tjerë

Amerika

Lëshoi gur drejt makinës, pasagjeri vret 16 vjeçarin, plagos dy të tjerë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:26
Sean Chinn Jr

Një djalë 16 vjeçar është vrarë nga pasagjeri i një makine pasi ai dhe shokët e tij lëshuan një gur drejt saj.

Sean Chinn Jr u vra me armë pranë një pike karburanti në Phoenix, SHBA, pasi kishte shkuar atje pas pune për të takuar shokët.

Një anëtar i paidentifikuar i grupit kishte qëlluar me gur një makinë në lëvizje dhe pasagjeri në sediljen e pasme hapi zjarr duke lënë të vdekur Sean, e duke plagosur dy djem të tjerë para se të largohej.

Nëna e tronditur e Sean, Tifini Monegan tha për mediat: ‘“Ai i qëlloi të gjithëve dhe vrau djalin tim për një gur, për një gur, kaq vlente jeta e djalit tim”.

Babi i të vrarit tha: “Djali im nuk i ka bërë kurë gjë njeriu. Ai ishte i ndërgjegjshëm, ishte molla e syrit të nënës së tij”.

Policia e Phoenix ende po heton vrasjen e Sean dhe nuk ka bërë arrestime. Ata thanë se sulmuesi po udhëtonte në një veturë të hirtë me dy njerëz të tjerë, dhe se kanë bërë apel për dëshmitarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat