Vdiq në duart e policit/ Tensione dhe përleshje në SHBA - Bota Sot
Vdiq në duart e policit/ Tensione dhe përleshje në SHBA

Amerika

Vdiq në duart e policit/ Tensione dhe përleshje në SHBA

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:10
Foto

Kryebashkiaku i Mineapolisit, në SHBA, Jacob Frey, thotë se do të ngrejë padi penale kundër një zyrtari policor, i cili është parë duke i bërë presion me gju në qafën e një personi me ngjyrë, teksa ka tentuar ta arrestojë, pavarësisht pse ky i fundit vazhdonte të përsëriste se nuk mundej të merrte frymë.

George Floyd më vonë vdiq në spital dhe incidenti ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur në duart e policëve të bardhë. “Pse personi që ka vrarë George Floyd nuk është në burg?”, ka thënë kryebashkiaku i Mineapolisit në një konferencë për media.

“Nëse ju apo unë do ta kishim bërë këtë gjë, do të ishin mbrapa hekurave tani”. Polici, bashkë me tre kolegë të tjerë të përfshirë në arrestim, janë pushuar nga puna më 26 maj. Motra e Floyd, Bridgett Floyd, tha një ditë më parë, se policët duhet të akuzohen për vrasje të vëllait të saj, sepse “ajo ka qenë saktësisht çfarë ata kanë bërë”. Presidenti amerikan, Doanld Trump tha se i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimeve dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë që të nisin hetime rreth këtij incidenti. “Me zemër jam pranë familjes dhe miqve të horxhit. Drejtësia do të vihet në vend”, ka shkruar ai në twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat