Tha se ishte “për të ardhur keq” që nuk vdiqën më shumë njerëz me ngjyrë nga coronavirusi – polici në SHBA pushohet nga puna

Amerika

Tha se ishte “për të ardhur keq” që nuk vdiqën më shumë njerëz me ngjyrë nga coronavirusi – polici në SHBA pushohet nga puna

Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:06
Foto Ilustrim

Një polic nga Luiziana është pushuar nga puna disa orë pas një komenti në Facebook, ku tha se ishte “për të ardhur keq” që nuk vdiqën më shumë njerëz me ngjyrë nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Steven Aucoin, një oficer i departamentit të policisë Kaplan, po komentone drejtëpërdrejtë nga stacioni i lajmeve lokale të një konference për shtyp e organizuar nga John Bel Edwards, guvernatori i Luizianës.

Shefi i policisë, Joshua Hardy, shpjegoi se ish-oficeri dha deklaratë nën burimin e lajmeve që po drejtohej nga KLFY News.

Aucoin ishte duke iu përgjigjur një komentuesi që shkroi se virusi u krijua për t’i vrarë të gjithë njerëzit me ngjyrë.

“Epo nuk funkionoi”, ia tha Aucoin komentuesit.

“Është për të ardhur keq”, sipas pamjeve të komenteve që janë ndarë gjerësisht në internet.

Një vendas i Luizianas, Joshua Brother, njëherit veteran i ushtrisë, tha se është e mundur që komentet e Aucoin mund të ishin pranuar jashtë kontekstit për shkak të një azhurnimi të fundit në Facebook, në të cilin jo të gjitha komentet shfaqen sipas rendit kronologjik.

Kur e pyetën për këtë mundësi, Hardy tha që kur e shqyrtuan këtë çështje, ata gjetën komente të tjera nga Aucoin që nuk ishin të “duhura” nga ana e një oficeri policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat