Arrestohet polici që vrau personin me ngjyrë - Bota Sot
Arrestohet polici që vrau personin me ngjyrë

Amerika

Arrestohet polici që vrau personin me ngjyrë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:45
Arrestohet polici që vrau personin me ngjyrë

Shteti i Minnesota-s në SHBA bëri të ditur se ka arrestuar policin e bardhë, Derek Chauvin, në lidhje me vdekjen e George Floyd.

Chauvin u filmua teksa i vinte këmbën në qafë personit me ngjyrë, i cili nuk merrte dot frymë.

Ngjarja provokoi protesta të dhunshme në Minneapolis dhe qytete të tjera në SHBA.

Ndërkohë një tjetër video tregon momentin kur policët arrestojnë George Floyd për falsifikim. Ai u lutet policëve që të ngrihet në këmbë, pasi nuk merr dot frymë. Tre policë e vunë poshtë, kurse Chauvin i vuri këmbën në fyt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat