Covid nuk ekziston, është mashtrim: 46 vjeçari që përhapte këtë teori, përfundon në spital në gjendje të rëndë!

Amerika

Covid nuk ekziston, është mashtrim: 46 vjeçari që përhapte këtë teori, përfundon në spital në gjendje të rëndë!

Më: 30 maj 2020 Në ora: 07:27
Brian Lee Hitchens

Brian Lee Hitchens ishte I bindur se koronavirusi ishte vetëm një sajesë dhe e krahasonte me një grip të zakonshëm stinor. Maskat dhe distancimin social i konsideronte krejtësisht të panevojshme.

Për këtë arsye 46 vjeçari shofer në shërbimin taksi Uber nuk i ndoqi rregullat e vendosura nga qeveria amerikane dhe kur u sëmur së bashku me të shoqen, nuk kërkuan menjëherë ndihmë.

Vetëm se situata u rëndua shumë, dhe atëherë deshën s`deshën telefonuan urgjencën. Analizat treguan se ishin të dy me Covid 19. E shoqja, sic tregon dhe vetë në rrjetet sociale është keq; ajo vazhdon të jetë e intubuar dhe një ditë më parë, ka filluar një mjekim të ri. “ Menduam se e kishte krijuar qeveria virusin për të na hutuar, por tani e mesuam mire se nuk është lajm i rremë”, pohoi ai për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat