George Floyd/ Protestuesit kundër dhunës policore shkatërrojnë fasadën e selisë së CNN në Atlanta

Amerika

George Floyd/ Protestuesit kundër dhunës policore shkatërrojnë fasadën e selisë së CNN në Atlanta

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:08
Foto

Protestuesit kundër vrasjes së George Floyd nga policia në SHBA kanë thyer dje xhamat e fasadës së rrjetit CNN në Atlanta dhe prishën me bojë simbolet e saj.

Atlanta ka qenë një nga qytetet kryesore të SHBA ku janë zhvilluar protesta të dhunshme për vrasjen e tmerrshme të të arrestuarit afro-amerikan nga policia.

Grupi i madh i protestuesve në qendër të Atlantas u përlesh me një numër të madh policësh që ishin dislokuar në zonë dhe pas përballjes fillestare ata u drejtuar te ndërtesa e CNN pranë qendrës. Një grup oficerësh policie më pas u vendosën brenda ndërtesës së rrjetit gjigand informativ për të siguruar që protestuesit të qëndronin jashtë.

Transmetimet e CNN nga salla e hyrjes tregonin dhe shpërthime të vogla fishekzjarresh që hidheshin nga protestuesit, ndërsa gazetari i CNN, Nick Valencia u detyrua të tërhiqej në brendësi të ndërtesës gjatë raportimit direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat