ShBA/ Gazetarët po përballen me sulme dhe arrestime në protestat

Amerika

ShBA/ Gazetarët po përballen me sulme dhe arrestime në protestat

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Nga Minneapolis në Washington DC, nga Louisville në Las Vegas, gazetarët po përballen me sulme dhe arrestime gjatë raportimit nga vendi i ngjarjes në protestat që kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara.

Së paku gjashtë raste të incidenteve janë raportuar vetëm të premten, duke filluar nga arrestimi i një ekipi të televizionit CNN në Minneapolis dhe duke përfunduar te arrestimi i dy fotoreporterëve në las Vegas.

Një ngjarje tjetër shqetësuese ndodhi të shtunën, kur Ian Smith, fotoreporter i televizionit KDKA, tha se është sulmuar nga protestuesit në qendër të qytetit Pittsburgh. Ai u ankua se është sulmuar me shqelma dhe ka pasur gjakderdhje, duke shtuar se ia kanë shkatërruar aparatin fotografik.

Sidoqoftë, gazetarët thanë se duna që vëmendja të jetë te komunitetet për të cilat ata raportojnë e jo te shqetësimet e tyre për sigurinë personale, shkruan “CNN”.

Në Louisville, një polic shihet duke e qëlluar një gazetar të një televizioni lokal me diçka që duken si topa të mbushur me piper.

Protestat në Shtetet e Bashkuara kanë nisur në fillim të kësaj jave për shkak të vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd pasi ishte arrestuar nga policia. Ndaj një polici tashmë është ngritur akuzë për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat