Rreth 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Amerika

Rreth 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili ka raportuar për 956 vdekje të reja nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 28,834.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Brazili tani ka 498.440 raste të infektuarve me korononavirus.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë, për shkak të mungesës së testimit.

Brazili tani është vendi i katërt në botë për nga numri i vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

Rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka mohuar shkallën e epidemisë duke kritikuar masat e izolimit, pasi sipas tij, ato po dëmtojnë ekonominë dhe vendet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat