Policët nga New Yorku dhe Michigani gjunjëzohen para demonstruesve, duan t’ju tregojnë se nuk e mbështesin dhunën

Amerika

Policët nga New Yorku dhe Michigani gjunjëzohen para demonstruesve, duan t’ju tregojnë se nuk e mbështesin dhunën

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 14:04
SHBA

Disa policë nga New Yorku dhe kolegët e tyre nga Flint në Michigan, kanë qëndruar të gjunjëzuar në rrugë para demonstruesve që po protestojnë për shkak të vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Me këtë gjest ata deshën të solidarizohen me turmën, dhe t’ju tregojnë se nuk mbështesin dhunën.

Policët qëndruan të gjunjëzuar para demonstruesve duke nderuar tashmë të ndjerin George Floyd, shkruan CNN.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, mund të dëgjohen fishkëllimat e të mbledhurave si dhe brohoritjet “faleminderit”.

Por aty iu bashkuan protestuesit që gjithashtu u gjunjëzuan, e në mesin e policëve ishte edhe sherifi i policisë në Flint të Michigan i cili doli të bisedojë me turmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat