Biden akuzon Trump se po e shndërron Amerikën në ‘fushëbetejë’

Amerika

Biden akuzon Trump se po e shndërron Amerikën në ‘fushëbetejë’

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 00:32
Joe Biden

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden të martën akuzoi Donald Trump se i ktheu Shtetet e Bashkuara në një "fushëbetejë", duke premtuar se nëse fiton zgjedhjet e nëntorit, ai do të bëjë çmos për të "shëruar plagët racore".

Vdekja e 46-vjeçarit afrikano-amerikan George Floyd një javë më parë në Minneapolis është një "thirrje zgjimi" për vendin tonë, "për të gjithë ne", tha ish-nënkryetari i Barack Obama në një fjalim në Filadelfia.

Kjo është hera e parë që nga mesi i marsit që Joe Biden, 77-vjeç, është larguar nga shteti i tij në Delaware, ku u karantinua për shkak të pandemisë koronavirus.

Vrasja e George Floyd nga një oficer policie, nxiti protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara që në disa vende u përshkallëzuan në trazira.

Biden ka dënuar vazhdimisht dhunën, por të martën akuzoi Trump, 73- vjeç, për "shndërrimin e vendit në një fushëbeteje të ndarë nga armiqësitë e vjetra dhe nga frika e re".

"Ai mendon se ndarja do ta ndihmojë për të fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit”, tha Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat