Qëlloi për vdekje afro-amerikanin, pronari i lokalit nuk do të dënohet – gjykata e cilëson rastin si vetëmbrojtje

Amerika

Qëlloi për vdekje afro-amerikanin, pronari i lokalit nuk do të dënohet – gjykata e cilëson rastin si vetëmbrojtje

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:42
Don Kleine, gjykatësi në Douglas

Familja e afro-amerikanit që u vra nga pronari i një bari gjatë protestave në Omaha të SHBA-ve, ka reaguar ashpër pasi që gjyqtari e ka shpallur sulmuesin të pafajshëm, me arsyetimin se ka reaguar në vetëmbrojtje, raporton CNN.

Gjykatësi në Douglas, Don Kleine, ka deklaruar pas analizimit të videos, ka vendosur të mos e dënoj Jake Garnder për vdekjen e James Scurlock, duke e cilësuar vrasjen si akt vetëmbrojtjeje.

Në anën tjetër avokati i familjes së viktimës, ka njoftuar se 22-vjeçari nuk është dashur të vritet gjatë grindjes që ka ndodhur gjatë të shtunës në barin e Gardnerit.

Në video shihet se si babai i Gardnerit kërkon nga demonstruesit që të largohen nga babi i tij, me c ‘rast ka shtyrë njërin prej tyre.

Pak momente më pas është parë se si një burrë i paidentifikuar shtynë babanë e tij, dhe më pas reagon i biri duke i dalë në ndihmë.

E avokati i familjes pretendon se Scurlock nuk ka qenë pjesë e këtij grupi që i ishin kundërvënë pronarit të lokalit.

Jake Gardner kishte pasur revolen në brez, dhe në një moment e kishte ngritur bluzën për t’ia treguar demonstruesve gjatë përleshjes.

Dy prej tyre e sulmuan, por ai arriti t’i shkrep dy plumba ku njëri prej tyre e goditi Scurlockun, i cili si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat