Për të nderuar punën e mjekëve që luftuan pandeminë e COVID-19, realizohet murali në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë

Amerika

Për të nderuar punën e mjekëve që luftuan pandeminë e COVID-19, realizohet murali në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:07

Jorge Rodriguez-Gerada ka arritur që në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë, të realizojë një mural në Queens të New Yorkut, për të nderuar punonjësit shëndetësorë si dhe ata që kanë humbur jetën nga pandemia e COVID-19.

Murali i quajtur Somos La Luz që do të thotë “Ne jemi drita”, ka për qëllim të reflektoj dhe mbroj vlerat e mjekëve dhe të gjithë punonjësve tjerë shëndetësorë, që luftuan pandeminë pa dallim.

Parku Corona është përzgjedhur me qëllim nga artisti i muraleve, pasi gjendet në qytetin më të goditur të SHBA-ve nga pandemia.

Aty shihet një mjek me maskë mbrojtëse, ku besohet se bëhet fjalë për mjekun Dr. Ydelfonso Decoo i cili humbi betejën nga pandemia e COVID-19.

Ai ishte pjesë e rrjetit të komunitetit të punonjësve shëndetësorë – që kryesisht përbëhej nga latinët dhe mjekët kinezë – që kishin trajtuar hispanikët dhe afro-amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat