Para lokalit ku punon ndërroi jetë George Floyd, rrëfimi i punonjësit që pa gjithçka derisa policia tentonte të arrestonte tashmë të ndjerin

Amerika

Para lokalit ku punon ndërroi jetë George Floyd, rrëfimi i punonjësit që pa gjithçka derisa policia tentonte të arrestonte tashmë të ndjerin

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:59
Vendi ku ndërroi jetë George Floyd

George Floyd ka ndërruar jetë më 25 maj në Minneapolis, para dyqanit “Cup Foods”.

Një tregtar kishte dyshuar që Floyd po tenton të paguaj gjësendet e blera me 20 dollarë false, kështu siç e kërkon protokolli i kishte telefonuar policisë.

Menjëherë në vend të ngjarjes ishin shfaqur katër policë të cilët e rrëzuan më fytyrë për tokë, derisa njëri prej tyre ia mbante gjurin në qafë për afro nëntë minuta.

E në 3 minutat e fundit Floyd nuk kishte lëvizur më, e hetimet e pavarura kanë treguar se ai ka ndërruar jetë si rezultat i asfiksisë.

Polici që ia kishte vënë gjurin mbi qafë është arrestuar, kurse kjo vdekje ka shkaktuar protesta të dhunshme në tërë SHBA-të.

Mahmud Abumaialeh, është punonjësi i lokalit që i kishte telefonuar policisë duke shpjeguar gjithçka në Facebook.

Ai tregoi anën e tij të rrëfimit. Në postimin e tij në Facebook, Abumaialeh i ka shprehur ngushëllime familjes së Floydit, duke pranuar se nuk ka ndonjë koment lidhur me përdorimin e tepërt të forcës së policisë gjatë tentim arrestimit.

“Përkrahi këto protesta. Ligjet kërkojnë që t’i drejtohemi policisë në rast se hasim në përdorimin e parave false. Është një procedurë rutinore: raportojmë paratë false, e policia shfaqet në terren për të zbuluar burimin e tyre”, ka shkruar ai duke rikujtuar se kjo situatë është leksion për policinë.

“Kur punonjësi ynë mori paratë nga Floyd, menjëherë i telefonoi policisë bazuar në ligjet në fuqi”, shtoi ai, ku më pas menjëherë ishte shfaqur në vend të ngjarjes policisë që përdori metoda të dhunshme.

“George për asnjë moment nuk u ka rezistuar, dhe është e mundur që mund të mos e ketë ditur se paratë ishin false”, tha ndër tjera Abumaialeh që publikisht ka deklaruar se do të dhurojë para për varrimin e Floydit.

Sipas tij, policia do të duhej të shërbente dhe mbronte komunitetin, e ajo çfarë ka parë ai është se ata përdorin pushtetin për të humbur besimin e qytetarëve që e kanë tek ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat