Pamje mahnitëse nga SHBA: Të bardhët gjunjëzohen dhe u kërkojnë falje personave me ngjyrë

Amerika

Pamje mahnitëse nga SHBA: Të bardhët gjunjëzohen dhe u kërkojnë falje personave me ngjyrë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:58
Foto Ilustrim

Nga SHBA, mes skenave tronditëse të dhunës policore dhe mllefit të protestuesve për vrasjen e George Floyd, vjen një skenë që ka pushtuar internetin.

Videoja tregon personat e bardhë, banorë të Houston në shtetin e Teksasit, duke u gjunjëzuar para fqinjëve të tyre me ngjyrë dhe duke iu lutur për falje.

“Ne kërkojmë falje ndaj vëllezërve dhe motrave tona me ngjyrë për vite e vite racizmi, racizëm sistemik”, mund të dëgjohet duke thënë një njeri i bardhë që fliste në krye të të mbledhurve, në një fjalim që ishte në të njëjtën kohë një lutje ndaj Zotit dhe një lutje për falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat