Shtetet e Bashkuara, protestat e dhunshme po kthehen në protesta paqësore në shumë qytete

Amerika

Shtetet e Bashkuara, protestat e dhunshme po kthehen në protesta paqësore në shumë qytete

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 3 qershor 2020 Në ora: 20:13
Protesta

WASHINGTON D.C: Në Shtetet e Bashkuara, për më shumë se një javë kanë vazhduar protestat për vrasjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis, derisa shumë shtete kanë vendosur masën e ndalim-qarkullimit për të parandaluar trazirat, dhunën dhe plaçkitjet, protestat e dhunëshme, dal-nga-dal po kthehen në protesta paqësore në shumë qytete.

Dhjetëra qytete përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelesin, po zbatojnë masën e ndalim-qarkullimit, ndërsa presidenti Donald Trump po rrit presionin ndaj guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare një ditë pasi ai kërcënoi për ndërhyje të ushtrisë kundër trazirave dhe plaçkitjeve.

Në Uashington, janë parë automjetet e blinduara ushtarake, trupat me unifromat e kamuflazhit të policisë ushtarake, të cilat janë pozicionuar në instutucionet e larta shtetrore, dhe objektet e rëndësisë së veçantë, si dhe vendosur në gadishmëri në rrugët e qytetit, të cilat janë shumë afër me Shtëpinë e Bardhë, dhe institucionet federale që ndodhen për rreth tyre.

Vendimi i administratës së presidentit Trump, që ushtria amerikane të luajë një rol mbështetës në ndaljen e protestave ka ngritur shqetësime për të ardhmen e ushtrisë si një institucion apolitik.

Pas kritikave në rritje, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper më 2 qershor i dërgoi një letër personelit të Departamentit të Mbrojtjes duke i urdhëruar ata të mbeteshin "apolitikë në këto ditë të trazuara", dhe, tha se Departamenti i Mbrojtjes ishte i përkushtuar për të mbrojtur të drejtën për të protestuar dhe tubim paqësor.

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

Guvernatori i shtetit Minesota, Tim Walz, citoi raportet e pakonfirmuara të shtunën se supremacistët e bardhë kishin qëndruar prapa protestave të dhunshme në Minneapolis, ku Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq të hënën e kaluar.

Kur nuk ishte bërë ende një deklaratë e tillë, presidenti Donald Trump drejtoi gishtin drejt ekstremistëve të një ngjyre të ndryshme: aktivistëve antifashistë të krahut të majtë të njohur si Antifa.

Duke fajësuar Antifa-n për dhunën që ndodhi në protesta në të gjithë vendin, Presidenti Trump u zotua ta përcaktojë atë si një organizatë terroriste.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, nga ana e tij, paralajmëroi se dhuna e ushtruar nga Antifa dhe grupe të tjera të ngjashme është “terrorizëm i brendshëm” dhe se do të trajtohet si e tillë.

Mbrëmë, në qendër të Washington D.C., jo shumë larg Capitol Hill dhe Shtëpisë së Bardhë, është vandalizuar edhe Permenodrja e viktimave të Përkujtimit të Komunizmit.

Vetë, Drejtori Ekzekutiv i Memorialit “VOC” Marion Smith, ka pranuar këtë fakt, përderi sa bëri edhe një deklaratë në Twitter, duke thënë : "Ju nuk e përparoni drejtësinë duke vandalizuar përmendoren e vendit tonë kushtuar një prej grupeve më të mëdha të viktimave në historinë njerëzore – përmendoren e përkujtimit për të gjithë ata të vrarë nga partitë komuniste në fuqi".

Zoti Smith, me këtë rast shkruan se fajtorët nuk dihen ende, megjithatë, shton ai se edhe ubsajti i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por edhe më parë ka qenë në shënjestër të grupeve ekstremiste socialiste dhe Antifa, pra edhe në të kaluarën, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Memorialit “VOC” Marion Smith.

Image
Përmendorja
Image
Përmendorja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat