Kaq vite burg mund të dënohet polici i cili shkaktoi vdekjen e George Floyd

Amerika

Kaq vite burg mund të dënohet polici i cili shkaktoi vdekjen e George Floyd

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:57
George Floyd

Polici i akuzuar për vrasjen e George Floyd, Derek Chauvin, mund të dënohet nga 25 deri në 40 vjet burg efektiv.

Burime të TMZ, thonë se polici i akuzuar tashmë ka dashur në shkallën e dytë të drejtësisë, e cila parasheh që ai mund të dënohet deri në 40 vjet burgim efektiv.

Derisa më tani, akuza ndaj tij ka qenë e shkallës së tretë, e cila parashihte që ai të dënohej deri në 25 vjet burg.

Në deklaratën e avokatit  potencohet se akuza ndaj klientit të tij është serioze dhe se ai pret që përvec tij të gjykohen edhe dy oficerët tjerë.

Ngjarja që rezultoi me vdekjen e George Floyd, ka ngjallur reagime të ashpëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj ngjarje, në SHBA janë ndezur revoltat e mëdha qytetare, të cilat kanë rezultuar me pasoja të mëdha materiale, por edhe në njerëz.

Deri më tani, si pasojë e protestave ka humbur jetën një 19 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat