Një oficer policie në Kaliforni vrau një të ri i cili ishte gjunjëzuar para tij

Amerika

Një oficer policie në Kaliforni vrau një të ri i cili ishte gjunjëzuar para tij

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:41
22-vjeçari i vrarë

Një vrasje e re në SHBA ka ndodhur sot, ku një oficer i policisë gjuajti në drejtim të një të riu në Vallejo, qytet në veri të San Franciskos, shkruan LA Times.

Policia e Vallejo zbuloi të mërkurën se një oficer policie kishte qëlluar dhe vrarë një 22-vjeçar të dyshuar për grabitje një ditë më parë gjatë protestave të dhunshme që kanë vazhduar për ditë me radhë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

I riu, i cili u identifikua si Sean Monterrosa dhe kishte një çekiç të madh nën bluzën e tij, dhe ishte gjunjëzuar para policisë përpara dyqanit Walgreen. Policët në atë kohë menduan se ai kishte një armë dhe pohuan se ai paraqiste një kërcënim dhe njëri prej tyre qëlloi me armë. Monterrosa vdiq më vonë në spital.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, një nga oficerët që ishte në vendin e ngjarjes, Sean Williams, tha që policia mori një telefonatë qysh në mbrëmjen e së hënës, për disa grabitje.

Disa minuta pas telefonatës, një automjet policie arriti para dyqanit të Walgreens. Ata panë disa protestues në një parking i mbushur me makina.

Ai më pas përshkroi se oficerët e policisë vëzhguan të dyshuarin, që më vonë u identifikua si Monterrosa dhe i thanë atij të ndalej dhe të gjunjëzohej. Atëherë ata vunë re diçka si një dorezë e pistoletës që dilte nga bluza e tij. Një oficer policie vlerësoi se ishte një kërcënim, kështu që ai gjuajti disa herë në drejtim të tij.

Një hetim më vonë përcaktoi se Monterrosa kishte një çekiç të madh. I riu u transferua në spital, ku më vonë ndërroj jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat