SHBA, qytetarët po organizohen për vetëmbrojtje

Amerika

SHBA, qytetarët po organizohen për vetëmbrojtje

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:31
Foto

Armë kanë, por nuk janë ushtarë e as policë civilë.

Kështu këta banorë, të një lagjeje në Indiana vendosën të mbrojnë pronat dhe bizneset e tyre, nga ata që në emër të protestave po bëjnë grabitje e shkatërrime.

Gatishmërinë e tyre e kuptuan edhe këta demonstrues të cilët kauan qetë në afërsi.

Gjithë këto zhvillime u përcollën me kujdes edhe nga patrulla policore.

Megjithatë menaxhimi i trazirave është bërë i zorshëm për organet e rendit.

Sërish një polic u qëllua me armë zjarri në New York, të mërkurën, teksa tentoni te qetësojë zemërimin e protestuesve për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd.

Mllefin i mbledhur nga ky rast mund te zbutet pasi prokurorët ashpërsuan akuzën e ngritur kundër oficerit që ia zyri frumën 46 vjecarit, por dhe tre ndihmësve të tij, që ishin në vend ngjarje.

Derek Chauvin, i cili shihet në video me gjurin e vëndosur në qafën e viktimës, veprim ky që dyshohet se shkaktoi vdekjen e Floyd, akuzohet rëndë për vrasje te shkallës së dytë dhe tretë, derisa tre ofecerët të tjerë u fajësuan për sic u tha, asistencë në këtë akt.

Ndërkaq nga autopisa e trupit të viktimës u kuptua se George Floyd vuante edhe nga Covid-19.

Epidemia duket se mbeti në plan të dytë, pas vrasjes, pasi amerikanët nuk po shqetësohen në lidhje me të, duke qenë se po protestojnë në turma të shumta, gjithandej vendit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat