Protestat në SHBA/ Rrëzuan në tokë një 75-vjeçar, pezullohen 2 oficerë policie në Nju Jork - Bota Sot
Protestat në SHBA/ Rrëzuan në tokë një 75-vjeçar, pezullohen 2 oficerë policie në Nju Jork

Amerika

Protestat në SHBA/ Rrëzuan në tokë një 75-vjeçar, pezullohen 2 oficerë policie në Nju Jork

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 08:15
Protestat në SHBA

Dy oficerë policie janë pezulluar pa pagë pasi gjatë protestave që po zhvillohen në SHBA rrëzuan një 75-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Buffalo në Nju Jork.

Lajmin për pezullimin e dy oficerëve e bëri publik kryetari i Buffalo, Byron Brown.

Brown tha se ai ishte shumë i shqetësuar nga video e incidentit, dhe se komisioneri i policisë ka drejtuar një hetim të menjëhershëm për këtë çështje, shkruan CNN.

“Sonte, pas një sherri fizik midis dy grupeve të veçanta të protestuesve që morën pjesë në një demonstrim të paligjshëm përtej shtetrrethimit, dy oficerë të Policisë Buffalo rrëzuan në tokë një burrë 75-vjeçar. I moshuari është në gjendje të qëndrueshme “tha Brown në deklaratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat