Miliarderët amerikanë u pasuruan shumë gjatë pandemisë

Amerika

Miliarderët amerikanë u pasuruan shumë gjatë pandemisë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:11
Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg

Pasuria e miliarderëve të njohur amerikanë ka shënuar rritje gjatë pandemisë.

Vetëm Jeff Bezos i Amazon dhe Mark Zuckerberg i Facebook janë pasuruar për 565 miliardë dollarë gjatë kohës së pandemisë.

Sipas një studimi të Institutit Amerikan për Studime Politike, nga 18 marsi e deri dje janë regjistruar në zyrën e papunësisë 42.6 milionë amerikanë.

Ky fakt nuk i ka penguar aspak kompanitë e mëdha që të rrisnin fitimet.

Gjatë 11 javëve të gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm Elos Musk i Teslas është pasuruar për 14.1 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat