Panterat e Zeza të armatosura dhe balet në mes të rrugës, vijojnë protestat në SHBA - Bota Sot
Panterat e Zeza të armatosura dhe balet në mes të rrugës, vijojnë protestat në SHBA

Amerika

Panterat e Zeza të armatosura dhe balet në mes të rrugës, vijojnë protestat në SHBA

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:06
Panterat e Zeza

Në mbarë Amerikën por edhe Australi dhe disa vende të BE, kanë vijuar për të 11 ditë në radhë. Në përgjithësi protestat kanë qenë paqësore, në nder të vdekjes së George Floyd, por nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Në Atlanta të shtetit Xheorxhias, një pjesëtarët e grupit Panterat e Zeza, të armatosur me automatikë dhe mjete të tjera luftarake, parakaluan në rrugët e qytetit kur iu bashkuan tubimit. Ndërsa në Los Anxhelos të Kalifornisë, një grup kërcimtarësh protestuan duke realizuar një kërcim për nder të lëvizjes “Black Lives Matter”, pranë Akademisë së Kinematografisë, Arteve dhe Shkencës.

Në Uashington, ku protestat kanë qenë gjithashtu të zjarrta, një grup studentesh ofruan një pamje ndryshe, kur pozuan në shkallët e Memorialit të Presidentit Lincoln, me në sfond ushtarët amerikanë, të thërritur nga Presidenti Trump, për të ndihmuar Policinë që të përballojë protestuesit e dhunshëm.

Protestat vijojnë në një përpjekje nga ana e organizatorëve që reagimin pas vdekjes së afro-amerikanit Floyd ta kthejnë në një lëvizje për të drejtat civile, duke kërkuar edhe një rishikim të reformës në sistemin gjyqësor amerikan.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat