Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri kanadez ulet në gjunjë bashkë me protestuesit

Amerika

Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri kanadez ulet në gjunjë bashkë me protestuesit

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:56
Justin Trudeau

Pjesë e protestave mbarë kombëtare kundër racizmit, nisur nga vdekja e George Floyd ishte edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili qëndroi i ulur në gjunjë bashkë me protestuesit e tjerë.

Me një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë dhe rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit, me mesazhin kryesor “Jo drejtësi-jo paqe”.

Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Torotonton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.

Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit, një gjest që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër brutalitetit policor ndaj komunitetit afro-amerikan.

Ai u largua kur pjesa tjetër e protestuesve nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat