“Nuk mund të marr frymë”: Kështu kishte thënë edhe një burrë në SHBA tre muaj më parë, që vdiq pas përleshjes me policinë - Bota Sot
“Nuk mund të marr frymë”: Kështu kishte thënë edhe një burrë në SHBA tre muaj më parë, që vdiq pas përleshjes me policinë

Amerika

“Nuk mund të marr frymë”: Kështu kishte thënë edhe një burrë në SHBA tre muaj më parë, që vdiq pas përleshjes me policinë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një burrë me ngjyrë që vdiq tre muaj më parë gjatë arrestimit në Tacoma të Washington, dëgjohet duke bërtitur në një video-inçizim – “nuk mund të marrë frymë”.

Sipas mediave të huaja, Policia e qytetit u përpoq të arrestonte Manuel Ellis, më 3 mars.

Oficerët thonë se kishte një grindje mes tyre, dhe Ellis “duhej të mbahej nën kontroll”.

Ata u shprehën që oficerët thirrën ndihmën mjekësore kur panë që ai kishte nevojë për ndihmë, por Ellis vdiq në vendin e ngjarjes.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ai rrahet nga policia, ndërsa dëgjohet duke thënë: “Nuk mund të marrë frymë”.

Ndryshe përveç rastit të Ellis, ngjarja e fundit e George Floyd ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë vendin – ky i fundit u vra nga një prej oficerëve në Minneapolis. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat