Brazili fsheh numrin e përgjithshëm të të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19

Amerika

Brazili fsheh numrin e përgjithshëm të të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Qeveria braziliane e ka ndërprerë publikimin e numrit të rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Kritikët thonë se ky veprim është një përpjekje për t’i fshehur shifrat e vërteta të sëmundjes.

Kjo erdhi pas disa muajve të kritikave nga ekspertët që thonin se statistikat e Brazilit nuk janë të plota dhe në disa raste të manipuluara, që nënkupton se mund të mos jetë e mundur asnjëherë që merret vesh shkalla e vërtetë e pandemisë në këtë shtet, shkruan “The Guardian”.

Sipas të dhënave më të reja zyrtare, Brazili i ka regjistruar më shumë se 34,000 të vdekur nga koronavirusi dhe e zë vendin e tretë në botë, para Italisë. Për më tepër, ky vend i ka regjistruar rreth 615,000 të infektuar dhe është i dytë në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e mbylli një faqe të internetit ku publikoheshin shifrat ditore, javore dhe mujore të vdekjeve dhe infektimeve në rajonet braziliane. Të shtunën, faqja u kthye në funksion, por aty më nuk ekzistonin të dhënat për numrin e përgjithshëm të infektimeve për rajone dhe për tërë shtetin. Në faqe ishin vetëm rastet për 24 orët e kaluara.

Këshilli i Sekretarëve Shtetërorë të Shëndetësisë ka thënë se do t’i luftojë ndryshimet e bëra nga presidenti Bolsonaro, i cili e ka nënvlerësuar vazhdimisht koronavirusin dhe ka kërkuar që të largohen masat e izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat