Republikani Colin Powell e përkrah Joe Biden për president

Amerika

Republikani Colin Powell e përkrah Joe Biden për president

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:04
Colin Powell

Ish-sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell, e ka mbështetur kandidatin demokrat Joe Biden për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Powell është republikani i parë i cili publikisht e mbështetë rivalin e bashkë-partiakut Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit, shkruan Reuters.

“Unë nuk mund ta mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit”, ka thënë Powell, i cili nuk e votoi Trumpin në vitin 2016.

I pyetur nga CNN se do ta votojë Bidenin, ai ka thënë se “Unë do të votoj për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat