“Nuk marr dot frymë”, del dëshmia për vrasjen e një tjetër afro-amerikani nga policia në SHBA

Amerika

“Nuk marr dot frymë”, del dëshmia për vrasjen e një tjetër afro-amerikani nga policia në SHBA

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 19:28
Manuel Ellis

Jo vetëm ngjarja e Goerge Floyd, por një tjetër dëshmi tronditëse ka tërhequr vëmendjen në SHBA. Manuel Ellis, është një tjetër afro-amerikan i cili po ashtu dyshohet se humbi jetën pas dhunës policore.

Një dëshmitare ka rrëfyer momentin kur Ellis po bënte një bisedë miqësore me dy oficerë policie të bardhë kur njëri prej tyre e rrëzoi në tokë pasi e përplasi me derën e makinës.

Sipas dëshmitares Sara McDowell, ngjarja tronditëse ndodhi më 3 mars në Tacoma, Washington. Ajo ndodhej pas makinës së policisë dhe filmoi skenën duke bërtitur: “Boll e goditët, o Zot, ndaloni”! Vetëm arrestojeni atë”.

Manuel ndërroi jetë pasi bërtiste vazhdimisht “Nuk marr dot frymë” dhe më pas humbi jetën.

Policia ka deklaruar se oficerët nuk i vendosën gjurin në qafë.

Ndërkaq, vdekja e Manuel Ellis është një tjetër faktor për shpërthimin e protestave në SHBA kundër dhunës policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat