Një person qëllon me armë zjarri në protestat për George Floyd

Amerika

Një person qëllon me armë zjarri në protestat për George Floyd

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:25
Ilustrim

Videoja e dëshmitarëve okular tregon një burrë duke drejtuar makinën e tij në një turmë protestuesish, pastaj duke qëlluar dhe plagosur një demonstrues në Seattle të dielën.

I dyshuari, i cili u arrestua më vonë nga policia, u pa në video duke dalë nga makina e tij ndërsa protestuesit filluan ta rrethonin atë, shkruan The Guardian.

Dëshmitarët thanë se personi kishte armë, u përhap nëpër turmë dhe u kthye drejt policisë.

Protestuesi i plagosur, i quajtur Daniel, 26 vjeç, u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tha se e kishte grushtuar njeriun në makinë në përpjekje për ta çarmatosur pasi ai u fut në turmën e demonstruesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat