Rreth gjysma e shteteve të ShBA-së po shënojnë rritje të rasteve të koronavirusit

Amerika

Rreth gjysma e shteteve të ShBA-së po shënojnë rritje të rasteve të koronavirusit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Në kohën kur shtetet e ShBA-së po i largojnë masat kufizuese dhe më shumë amerikanë po dalin jashtë shtëpive, gati gjysma e tyre po shënojnë numër më të lartë të rasteve të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, mbi 1.9 milion amerikanë janë infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 110,000 kanë vdekur në pak më shumë se katër muaj, shkruan “CNN”.

Në nivel kombëtar, 22 shtete të ShBA-së kanë shënuar rritje të numrit të rasteve. 20 shtete kanë shënuar rënie, ndërsa tetë të tjera janë duke mbetur në situatë të njëjtë.

Njëra nga shtetet që e ka shënuar rritjen më të madhe të rasteve është Florida. Numri i rasteve të reja të raportuara në secilën ditë është rritur mesatarisht për 46 për qind gjatë javës së kaluar, në kohën kur pjesa më e madhe e këtij vendi u fut në fazën e dytë të rihapjes.

Ka dëshmi botërore se pandemia nuk është as afër fundit. E diela shënoi ditën me më së shumti raste të raportuara për 24 orë, bëri të ditur drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë thanë se rreth 60 milionë infektime me koronavirus janë parandaluar në pjesën e parë të prillit falë masave kufizuese. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara janë bindshëm në vendin e parë në botë për numrin më të madh të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat