Protestuesit thirrje për reformim të policisë, Trump: Efektivët tanë janë njerëz të mëdhenj

Amerika

Protestuesit thirrje për reformim të policisë, Trump: Efektivët tanë janë njerëz të mëdhenj

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:17
Donald Trump

Presidenti Donald Trump të hënën u zotua të ruajë fondet për departamentet e policisë në Shtetet e Bashkuara dhe të mos bëjë shkurtime të efektivëve policorë apo reformim, ashtu sic kanjë kërkuar protestuesit, pas vrasjes së George Floyd.

“Nuk do të c’montohet policia jonë. 99 për qind e njerëzve tanë në polici janë njerëz të mirë”, deklaroi Trump.

Vrasja e George Floyd, 46 vjec, një njeri me ngjyrë ka rritur kërkesat e demonstruesve, teksa ata thanë se duhet edhe një reformim policor në Minneapolis e në mbarë Amerikën.

Edhe demokratët e moderuar janë tërhequr nga propozimi p[ër të larguar policë nga puna, përfshirë edhe kandidatin për president Joe Biden. Kryetari i Minneapolis, Jacob Frey po ashtu tha se nuk mundet që për një rast të vetëm të bëhen shkurtime në polici, transmeton Balkanweb.

Në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë më herët të hënën, Sekretari i Shtypit Kayleigh McEnany tha se Trump “është i mërzitur nga fjalët e errëta në drejtim të policisë amerikane”.

Trump nga njëra anë ka thënë se është aleat i protestuesve paqësorë, ndërsa u shpreh se nëse protestat bëhen shumë të fuqishme, mund të përdorë edhe ushtrinë. Donald Trump ka thënë se një rast nuk mund të përgjithësojë policinë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat