Joe Biden: Mendoj se George Floyd do ta ndryshojë botën

Amerika

Joe Biden: Mendoj se George Floyd do ta ndryshojë botën

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:36
Joe Biden

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka thënë se rasti i afrikano-amerikanit George Floyd do ta ndryshojë botën.

Pas një takimi privat me familjet e Floyd-it në Houston të Teksasit për t’i shprehur ngushëllimet e tij, Biden tha se vdekja e afrikano-amerikanit ishte një nga pikat më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane.

“Ata janë një familje e mrekullueshme, vajza e tij e vogël ishte aty, ajo thoshte se babai i saj do ta ndryshojë botën dhe unë mendoj se babai i saj do ta ndryshojë botën”, tha Biden për televizionin CBS.

“Mendoj se ajo që ndodhi këtu është një nga pikat më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane, kur bëhet fjalë për liritë civile, të drejtat civile dhe trajtimin e njerëzve me dinjitet”, shtoi ish-nënpresidenti amerikan.

Vrasja e George Floyd-it në duart e policisë ka nxitur protesta në mbarë botën. Një funeral privat do të mbahet më vonë të martën për ta varrosur trupin e tij, shkruan “BBC”.

Joe Biden e ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump, i cili do të garojë për mandatin e dytë për president si kandidat i Partisë Republikane, duke e akuzuar atë gjatë fundjavës se ka bërë deklaratë shumë të pakëndshme për Floyd-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat