Shteti ku COVID-19 s’ka të ndalur, 32.091 raste të reja për 24 orë

Amerika

Shteti ku COVID-19 s’ka të ndalur, 32.091 raste të reja për 24 orë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 09:18
Brazil

Brazili ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Brazili regjistroi 32.091 raste të reja të koronavirusit të martën, duke sjellë në total rastet e konfirmuara të vendit në 739.503, sipas Ministrisë së Shëndetit Brazilian, raporton Reuters.

Kjo është dita e katërt që Ministria e Shëndetit në Brazil ka regjistruar më shumë se 30,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe nga fillimi i shpërthimit.

Ministria njoftoi gjithashtu 1.272 vdekje të reja nga Covid-19 të martën, duke sjellë numrin e vdekjeve të vendit nga virusi në 38.406.

Totali i ri i Brazilit vjen pasi Organizata e Shëndetit Pan Amerikan tha që Covid-19 “vazhdon të përhapet në mënyrë agresive” në Brazil, Peru dhe Kili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat