Rrëfimi i ish-kolegut të policit Derek Chauvin dhe të ndjerit George Floyd: Dyshja njiheshin, janë përplasur edhe më herët

Amerika

Rrëfimi i ish-kolegut të policit Derek Chauvin dhe të ndjerit George Floyd: Dyshja njiheshin, janë përplasur edhe më herët

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:35
Geroge Floyd, Derek Chauvin

Derek Chauvin, ish-polic në Minneapolis, i cili po akuzohet për vrasje të shkallës së dytë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, raportohet se kishte pasur përplasje më të hershme me tashmë të ndjerin Floyd derisa kishin punuar së bashku në një klub të natës.

Të paktën kështu pretendon ish-koleg i tij David Pinney, që dikur punoi si roje me Floydin dhe Chauvinin në një klub të natës në Minneapolis, ku dyshja vazhdimisht “kishin pasur përplasje”, ku ish-polici i akuzuar për vrasje është treguar tejet agresiv.

Pinney kishte punuar me Floyd dhe Chauvin si roje në El Nuevo Rodeo gjatë vitit të kaluar, ku Chauvin sipas tij ka pasur një karakter “agresiv”.

Këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për CBS, ku Pinney tha se Chauvin ka qenë shumë agresiv edhe me disa bashkëpronarë të klubit të natës.

“Ata njihnin mirë njëri-tjetrin dhe sigurisht se Chauvin e ka njohur Floydin kur e arrestoi më 25 maj”, shtoi Pinney.

Në anën tjetër pronarja e klubit Maya Santamaria, ka konfirmuar gjatë muajit të kaluar se Floyd dhe Chauvin kishin punuar së bashku si roje.

“Chauvin ishte një polic që jashtë orarit zyrtar punoi për ne për 17 vite”, kashtuar Santamaria.

E kur CBS intervistoi këtë grua, ajo shpjegoi se si beson që Chauvin “frikësohej nga njerëzit me ngjyrë në përgjithësi”.

Madje sipas saj, Chauvin kishte tendenca që tërë mllefin ta shfryjë dhe të reagojë ashpër në situata të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat