Nëna tapë në timon, bën aksident - humb jetën bebja e saj 18 muajshe

Amerika

Nëna tapë në timon, bën aksident - humb jetën bebja e saj 18 muajshe

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:54
Brittanie Mae Miloshevsky

Një djalë 18-muajsh vdiq pasi nëna e tij pësoi aksident me makinë në një fushë golfi.

Makina e saj u përplas me gardhin e golfit dhe nga përplasjet fëmija e saj përfundon në një pellg me ujë dhe ndërroi jetë.

Brittanie Mae Miloshevsky, 28 vjeç po voziste të dielën në darkë në gjendje të dehur. Atë e kishte zënë gjumi në timon dhe nga përplasja, foshnja përfundoi në pellgun me ujë të ftohtë.

Gruaja njoftoi policinë dhe kur erdhën në vendngjarje, zhytësit hynë në pellg për të gjetur fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Utah ne SHBA.

Ata e dërguan direkt në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Miloshevsky u akuzua për vrasjen e fëmijës dhe keqbërje kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat