Vëllai i George Floyd: Po t’i kishte kërkuar dikush të sakrifikohej për ta bashkuar botën, e di se do ta bënte

Amerika

Vëllai i George Floyd: Po t’i kishte kërkuar dikush të sakrifikohej për ta bashkuar botën, e di se do ta bënte

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:04
Philionise Floyd

Philionise Floyd nuk ka mundur t’i bëjë ballë presionit në lamtumirën e fundit të vëllait të tij të ndjerë George Floyd në Houston të Teksasit, sa që në një moment shpërtheu në lot.

Pranë tij qëndronin anëtarët e familjes së afro-amerikanit që ndërroi jetë derisa polici Derek Chauvin tentoi ta arrestojë, duke ia mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

“Me një fjalë dhemb shumë. Fakti që jam këtu më dhemb shumë. George gjithmonë ka qenë gjindi jonë i mirë”, ka thënë Philionise para të pranishmëve.

“Prej tij kam marrë vetëm këshilla të mira. Çdo ditë më duket e pabesueshme, ende e thërras numrin e tij të telefonit. Po t’i kishte kërkuar dikush të sakrifikohet për ta bashkuar botën, e di se do ta bënte”, ka shtuar vëllai i vogël i Floyd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat