Shtatoret e Kristofer Kolombos cak i demonstruesve të zemëruar në SHBA, ua këpusin kokën dhe i hedhin në ujë

Amerika

Shtatoret e Kristofer Kolombos cak i demonstruesve të zemëruar në SHBA, ua këpusin kokën dhe i hedhin në ujë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Shtatoret e Kristofer Kolombos janë shkatërruar në Minesota, Boston, Richmond dhe Virginia, pasi që demonstruesit e revoltuar me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, po vazhdojnë të shfryjnë mllefin mbi shtatore përfshirë edhe atë të Konfederatës, që po e konsiderojnë si simbol të “racizmit”.

Pjesëmarrësit në protesta në Saint Paul të Minesota, kanë rrëzuar shtatoren e Kristofer Kolombos.

Ajo po qëndronte pranë Capitol, kurse në videot e publikuara më poshtë, shihen një grup demonstruesish që e lidhin me litar dhe më pas e rrëzojnë në tokë. Ata gjithashtu e shqelmonin.

Në Boston, pjesëmarrësit në protesta ia kanë këputur kokën shtatores së Kolombos, e pjesë të kokës janë gjetur jo larg vendit ku ishte vendosur shtatorja.

Incident i ngjashme me shtatore të Kolombos ka ndodhur edhe në qytetin Richmond të Virginia, të cilën e kanë hedhur në liqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat