Murale për Floyd, artistët afganë solidarizohen në luftën kundër diskriminimit racor

Amerika

Murale për Floyd, artistët afganë solidarizohen në luftën kundër diskriminimit racor

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:40
Foto

Një grup artistësh afganë në Kabul kanë pikturuar portretin e George Floyd në një mur, duke ndërthurur protestën kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetin e policisë që ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën, dhunë që solli edhe vdekjen e afro-amerikanit Floyd ndërsa ndodhej në paraburgim në rajonin e policisë së Minneapolis.

Grupi që qëndron pas pikturës është "ArtLords", një ekip që e shohin artin si një mjet për ndryshime sociale.

Ata pikturojnë murale me mesazhe paqeje dhe drejtësie sociale në mure prej betony në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Muret dikur u ndërtuan  për të mbrojtur pupullin nga bombat e militantëve. Ata i sheh teksa pikturojnë me maska, duke respektuar rregullat kundër përhapjes së Covid.

"George Floyd tani është një figurë globale. Ai u vra në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij," tha artisti Mehr Aqa Sultani, i cili krijoi grupin katër vjet më parë.

"Ne duam t'i themi jo diskriminimit sepse diskriminimi nuk ka asnjë avantazh për ne."

Muralja u krijua të martën, në ditën që u zhvillua ceremonia mortore e Floyd. Piktura ka ngjallur edhe reagimin e banorëv të Kabulit.

Dost Muhanmad Momand tha se ishte e dhimbshme të shikoje videon teksa Floyd përjetonte dhunën policore dhe krejtësisht i pambrojtur.

"Unë e pashë incidentin në internet, dhe ishte shumë e dhimbshme. Kur njeriu i pafuqishëm dëshironte t'i shpëtonte vdekjes, policia nuk e liroi dhe shkaktoi vdekjen e tij. Unë gjithashtu jetoj në një vend që ka dëshmuar luftë për 40 vjet, një luftë me bazë diskriminimin”.

Ndërsa një tjetër banor u shpreh:

"Demonstratat shpërthyen pse një njeri i bardhë vrau një njeri të zi. Diskriminimi nuk duhet të ndodhë. Diskriminimi sjell mjerim kudo. Ashtu si vendi ynë, ne kemi pasur shumë probleme për vite për shkak të etnizmit, dhe kjo nuk duhet të ndodhë."

Grupi “ArtLords” gjithashtu pikturuan edde një flamur iranian së bashku me portretin e afroamerikanit të vrarë, Floyd.

 Arsyeja ishte paralelizmi me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Afganistan kohë më parë.

"Siç e dimë të gjithë, (Irani) kohët e fundit hodhi bashkatdhetarët tanë në lumin Helmand (lumi Harirud), dhe gjithashtu, ata qëlluan në makinën e emigrantëve afganë. Ne kemi dashur të tregojmë mbështetjen tonë për të gjithë refugjatët afganë në Iran (me këtë pikturë) ".

Videoja që u bë virale në mediat sociale tregonte një makine që transportonte refugjatë të djegur në Iran. Ajo nxiti zemërimin e publikut.

Ministria e Jashtme afgane tha së video që tregon një djalë të djegur duke vrapuar dhe duke kërkuar ujë është autentike, megjithëse zyrtarë lokalë iranianë kanë mohuar përgjegjësinë e policisë.

Videoja u shfaq disa javë pasi zyrtarët afganë akuzuan rojat kufitare iraniane për mbytjen e migrantëve.

Afganët kanë kërkuar strehim në Iran për dekada të tëra nga lufta dhe varfëria në atdheun e tyre.

Irani pretendon se 2.5 milion afganë, të ligjshëm dhe të dokumentuar, jetojnë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat