George Floyd/ Një nga ish-policët e akuzuar lirohet me kusht, lë garanci $750,000

Amerika

George Floyd/ Një nga ish-policët e akuzuar lirohet me kusht, lë garanci $750,000

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:42
George Floyd

Ish-polici i Minneapolis, Thomas Lane është liruar sot nga burgu i Hennepin Country pas lënies së garancisë $750,000 për akuzat e ndihmës dhe mbështetjes në vrasjen e gradës së dytë dhe të vrasjes nga pakujdesia të George Floyd.

Dokumentat e akuzës së tij thonë se Lane fillimisht mori nën arrest Floyd dhe mbajti këmbët e viktimës, teksa një polic i dytë e mbante në kurriz kurse Derek Chauvin i mëshonte me gju në qafë.

Paraqitja e radhës në gjykatë e 37- vjeçarit është caktuar më 29 qershor, ku avokati i tij Earl Ray thotë se do të depozitojë mocionin për lirim nga të gjitha akuzat.

Ray tha për mediat: “Tani mund të shikojmë nga jashtë atë që po ndodh. Ne do të ngrejmë mocionin dhe shpresojmë të na jepet të drejtë.”

Ish-kolegët e Lane, të bashkë-akuzuarit Tou Thao e J Alexander Kueng, mbeten ende në paraburgim, ashtu si dhe i akuzuari kryesor Derek Chauvin.

Ky i fundit u zbulua dje se njihej më herët me viktimën dhe kishin pasur kontradikta gjatë punës si roje private sigurie.

Që prej daljes së pamjeve të vdekjes makabre të Floyd gjatë arrestimit, protestat kanë përfshirë të gjithë SHBA dhe po kthehen në një lëvizje të gjerë popullore anti-raciste.

Përveç dëmeve të shumta materiale, nëntë njerëz raportohet se kanë humbur njërin sy, një oficer policie ka vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat