​Shkatërrohen statujat e Christopher Colombo në SHBA

Amerika

​Shkatërrohen statujat e Christopher Colombo në SHBA

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:54
Foto

Një statujë e Christopher Colombos mbeti pa kokë në Boston, një tjetër u dëmtua në Majami, e treta u hodh në një liqen në Virginia, dhe një tjetër u rrëzua në Saint Paul, Minesota, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd i cili u vra nga një oficer policie.

Eksploruesi italian ka qenë subjekt i polemikave në SHBA vite me radhë. Detari nga Gjenova që ka zbritur në histori si njeriu që zbuloi Amerikën, shpesh konsiderohet një nga simbolet e gjenocidit kundër banorëve indigjenë.

Dhjetëra qytete amerikane kanë zëvendësuar festimet e Ditës së Colombos në tetor - e cila u bë një festë në vitin 1937 - me një ditë përkujtimi për "popujt indigjenë". Por as Bostoni dhe Nju Jorku, i cili ka një komunitet të fortë italian, të cilit i kushtohet kjo ditë, nuk e kanë bërë këtë.

Një hetim është hapur në Boston për dekapitimin e monumentit, por askush nuk është arrestuar deri më tani, tha një zëdhënës lokal i policisë.

Kryetari i bashkisë së Bostonit tha se statuja do të hiqet, dhe se do të pritet një vendim i fundit për fatin e saj.

"Unë mendoj se është mirë të përfitosh nga gjërat" në valën e antiracizmit që po trondit Shtetet e Bashkuara”, tha për AFP një banor i Boston, përpara monumentit të dëmtuar të Columbus.

"Ashtu si afro-amerikanët në këtë vend, vendasit u ngacmuan. Kjo lëvizje është e fuqishme, dhe shkatërrimi i monumentit është shumë simbolik," tha ajo.

Në Majami, Florida, statuja në park u dëmtua në të kuqe me fjalët Black Lives Matter dhe George Floyd të shkruara mbi të.

Një statujë tjetër e këtij eksploruesi u rrëzua të martën mbrëma në Richmond, Virxhinia, dhe me ndihmën e një litari u tërhoq në liqen.

Lëvizja, e cila sulmon simbolet e të kaluarës skllavopronare dhe raciste të Amerikës, ka goditur edhe vende të tjera, veçanërisht Britania dhe Belgjika, ku statutet që përfaqësojnë figura nga epoka koloniale janë shënjestruar ditët e fundit.

Reuters raporton se një statujë e Colombos në Saint Paul, Minesota, ishte shkatërruar sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat