Esper do të rishikojë përgjigjen e Gardës Kombëtare ndaj protestave në SHBA

Amerika

Esper do të rishikojë përgjigjen e Gardës Kombëtare ndaj protestave në SHBA

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:20
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka urdhëruar rishikim të përgjigjes së Gardës Kombëtare ndaj protestave, që kanë nisur në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se Esper do të analizojë “përpjekjet e fundit të Gardës Kombëtare për t’iu ndihmuar autoriteteve për zbatim të ligjit gjatë rritjes së pakënaqësive civile”.

Pyetjet janë ngritur rreth rolit të Gardës Kombëtare në shpërndarjen e protestave kundër-racizmit që janë nxitur pas vdekjes së Floydit më 25 mars, teksa ka qenë në mbajtje policore.

Angazhimi i trupave të Gardës Kombëtare, për të mbështetur zyrtarët për zbatim të ligjit në një shesh afër Shtëpisë së Bardhë më 1 korrik, pati nxitur reagime të ashpra.

Protestuesit ishin larguar nga kjo zonë përmes spejit të piperit dhe plumbave të gomës, para se presidenti amerikan, Donald Trump të ecte në këmbë drejt një kishe historike në afërsi.

Para se të angazhonte trupat e kësaj Garde në Uashington, Trump e ka konsideruar vdekjen e Floydit si shokuese, mirëpo ka thënë se nuk do të lejojë që “banditët” të diskreditojnë kujtimin për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat