Boston adreson 3 milionë nga buxheti i policisë drejt sektorit të shëndetësisë

Amerika

Boston adreson 3 milionë nga buxheti i policisë drejt sektorit të shëndetësisë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 23:40
Marty Walsh

Pas Los Angeles dhe New York, edhe shteti i Boston do të riadresojë një pjesë të buxhetit të policisë për investim në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë një konference për shtyp mëngjesin e kësaj të premte, kryebashkiaku i vendit, Marty Walsh deklaroi se do të riadresojë një shumë prej 3 milion dollarësh të parashikuara për policinë drejt sektorit të shëndetësisë.

Kjo është një nismë e marrë nga shumë shtete të ShBA-së si shenjë proteste kundër fuqizimit të ushtrisë dhe policisë.

Më herët këtë javë, Presidenti Trump deklaroi se ndërprerja e financimit për policinë do të ishte një gabim shumë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat