“Koronavirusi ka evoluar…”/ Studimi i shkencëtarëve në Florida: Covid-19 po infekton më lehtë qelizat njerëzore

Amerika

“Koronavirusi ka evoluar…”/ Studimi i shkencëtarëve në Florida: Covid-19 po infekton më lehtë qelizat njerëzore

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:55
Ilustrim

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve të bëra ka rezultuar se koronavirusi ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë të infektojë më lehtë qelizat njerëzore. Sipas tyre mutacioni i cili quhet D614G ndikon në një proteinë në pjesën e jashtme të virusit që ai përdor për të hyrë në qeliza.

“Viruset me këtë mutacion ishin shumë më infektues sesa ato pa mutacion”, tha virologu Hyeryun Choe.

Choe dhe kolegët zhvilluan një seri eksperimentesh në enët laboratorike që tregojnë se mutacioni virusit shumë më shumë pikëza, të cilat nga ana e tyre e bëjnë më të lehtë hyrjen në qeliza.

Mediat e huaja kanë raportuar se puna e tyre nuk është parë nga ekpertë të tjerë ndërkohë studiusit kanë thënë se duhen  më shumë hulumtime për të treguar nëse kjo ndryshon se si virusi infekton njerëzit dhe nëse ndryshimi ka ndikuar në rrjedhën e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat